Site icon Telegrafi

453 raste të reja me coronavirus në Kosovë, në këto komuna u rrit numri i personave të infektuar

Është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me coronavirus në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 453 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24-orëve janë shëruar edhe 483 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.280, transmeton Telegrafi.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 183 raste.

Pastaj,Mitrovicë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 20 raste.

Gjilan 18 raste, Pejë 17 raste, Drenas 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 11 raste.

Malishevë 9 raste, Gjakovë 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 8 raste.

Suharekë 7 raste, Istog 7 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste.

Dragash 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Ranillug.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/

Exit mobile version