Telegrafi

45 milionë funte për merkaton e Arsenalit

Raporti thotë se pas analizave të bëra, të hyrave dhe të dalave, Arsene Wenger do të ketë në dispozicion hiç më pak se 45 milionë funte (50 milionë euro) për të shpenzuar gjatë afatit kalimtar veror.

Këto fonde janë mundësuar nga pronarët në Emirates, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Marouane Chamakh, Mario Balotelli dhe disa lojtarë tjerë të përfolur nëpër tabloidet britanike, janë lojtarët të cilët i do Wenger gjatë afatit kalimtar veror. /Telegrafi/