Telegrafi

45 miliard euro për Greqinë

Kështu pas mbledhjes së tyre, Ministrat e Financave të 16 vendeve të monedhës së përbashkët vendosën një shumë prej 30 miliard eurosh si dhe dhanë pëlqimin e tyre për plotësimin e pjesës tjetër të parave me anë të Fonidit Monetar Ndërkombëtar i cili në këtë rast ka ofruar një shumë prej 15 miliard eurosh.

Marrëveshja ka lënë të kënaqur Athinën. Ministri i Financave helene Jorgo Papakonstantinu deklaroi se vendimi është një hap i rëndësishëm si dhe njohu homologët e tij mbi përpjekjet e Greqisë për normalizimin e situatës financiare.