Telegrafi

45 arrestime për drogë në Elbasan, dalin para gjykatës 12 prej tyre

Personat e ndaluar dy ditë më parë në mega-operacionin për trafikun e lëndëve narkotike dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Duke qenë se të ndaluar janë 45 persona, gjysmat do të marrin sot masën e sigurisë dhe pjesa tjetër nesër. Pritet që seanca të zgjasë deri në orët e pasdites.

Sipas policisë të përfshirë në grupin kriminal janë gjithsej 52 persona, ku shtatë prej tyre janë shpallur në kërkim, ndërsa janë angazhuar 400 punonjës policie.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1.3 kilogram kokainë, 860 gramë heroinë, 1.3 kilogram kanabis, 1 kallashnikov, 51 milionë lekë dhe 15 mijë euro. /TCH/