Telegrafi

439 sanksione për mosmbajtje të maskës në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit (03/04.01.2021) Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 439 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë apel për respektimin e masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Covid-19.