Prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për masën e sigurisë për 10 personat e arrestuar për 430 kilogramë kokainë të trafikuar përmes 24 toneve pleh organik artificial.
Laboratori i drogës u zbulua në banesë e ish-kryetarit të Komunës Frakull, Viktor Çervanaku në Fier.
Mësohet se 430 kilogramë kokainë që ndodheshin brenda plehut, u transportua nga Kolumbia fillimisht në portin e Pireut në Greqi, më pas në Portin e Barit në Itali, Mal të Zi dhe destinacion të fundit, Shqipërinë.
Deri më tani janë arrestuar 10 persona ku mes tyre është edhe drejtori i drejtorisë në OSHEE, Viktor Çervanaku dhe i vëllai, Zenel Çervanaku.
Të arrestuarit e tjerë, janë Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julain Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Nikolen Gjelona është personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit, ndërsa Klajdi Kodra siguronte tregun për shitjen e kokainës që do të përfitohej nga një proces kimik, pasi ishte lënda narkotike ishte përzierë me pleh kimik. /euronews.al/