Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 429.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.
Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/