Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 428.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276, nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,976 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.
Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/