Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shënuar 42 raste të reja me coronavirus në Kosovë, nga 426 testime të bëra në 24 orët e fundit.
MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 64 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 349.
Ministria njofton se janë dhënë 20 vaksina, ndërsa në total nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1,835,767. /Telegrafi/