Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e radhës së finales të serisë së “play-off” në Konferencën Lindore të NBA-së.
Boston Celtics ka shënuar edhe fitoren e dytë kundrejt asnjë humbje ndaj Cleveland Cavaliers.
Në një atmosferë fantastike të krijuar prej fansave të keltëve, Boston arriti të triumfoj me rezultat 107-94.
Cavs në dy çerekët e parë treguan lojë të mirë, por që kjo nuk u vazhdua edhe në vazhdim pasi që basketbollistët vendas shfaqen lojë ekipore dhe efikasitet në shënimin e pikëve.
https://youtu.be/HbT6r9zNMZM?t=35
Më i mirë në parket ishte LeBron James me “triple-double” duke shënuar 42 pikë, 12 asistime dhe dhjetë kërcime. Edhe Kevin Love pati një paraqitje të mirë duke arritur të bënë “double-double” me 22 pikë dhe 15 kërcime, por të cilat nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e radhës.
Te gjelbër e bardhët më të mirët në ndeshjen ishin Jaylen Brown me 23 pikë, Terry Rozier 18 sosh dhe Al Horford me ‘double-double’ në saje të 15 pikëve dhe dhjetë kërcimeve.
Tani e seria e ndeshjeve vazhdon para publikut të Clevelandit, ku këto dy ekipe do të takohen ditën e shtune.
Kujtojmë se skuadra që arrin katër fitore, siguron një biletë për në finalen e madhe, ku çifti tjetër gjysmëfinalist është Golden State dhe Houston. /Telegrafi/