Site icon Telegrafi

414 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Klinika Infektive / Foto: Ridvan Slivova

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total në total numri i rasteve aktive është 414.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.546, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version