Rastet kur qytetarët e Kosovës kërkojnë trajtim mjekësor jashtë shtetit, janë të shumta.
Një nevojë të tillë ka edhe Shpresa Abdullahu nga Peja, e cila vuan nga tumori në kokë.
Shoqata Gjurmët e Pejës, ka publikuar në Facebook të dhënat e Shpresës e cila është nënë e dy fëmijëve dhe e njëjta jeton me qera në kushte të rënda.
Ajo ka nevojë për trajtim urgjent në Turqi dhe shuma e kërkuar për momentin është 6 mijë euro.
Të gjithë ata që duan të ndihmojnë Shpresën mund të kontaktojnë në këta numra të telefonit 045-638-420 dhe 049-422-979.
Gjithashtu ndihmat mund ti bëni edhe përmes numrit të xhirollogarisë në bankën NLB XK05 1706017700013563 . /Telegrafi/