Telegrafi

400,000 aplikacione për Android

Gjithashtu, mjaftë interesant është e dhëna se madje dy të tretat e numrit total të aplikacioneve janë pa pagesë. Deri te kuota prej 200,000 aplikacioneve Androidit iu deshën 31 muaj, por pas kësaj ky numër eksplodoi – 300,000 aplikacione u arritën pas vetëm katër muajve, e kohë e njëjtë u desh që repositori të arrij në 400,000 tituj. Për krahasim, Apple deri te 200,000 aplikacionet e para në AppStore u desh të priste 22 muaj, e deri në 300,000 respektivisht 400,000 aplikacione, u deshën edhe tetë, respektivisht shtatë muaj të tjerë.

Në App Storein e Apple momentalisht janë në dispozicion mbi 500,000 tituj. Nëse nuk llogaritet iPadi, Apple në aplikacionet mobile fiton rreth katër herë më shumë se Google. /Telegrafi/