Site icon Telegrafi

4000 shtylla anti-parking (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vizitoi disa nga rrugët e Prishtinës, në trotuaret e të cilave po vihen shtyllat anti-parking. Kështu, ai vizitoi rrugën “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Eqrem Çabej” tek Qendra Tregtare në Breg të Diellit, si dhe rrugën “Nazim Gafurri”, si disa nga rrugët ku trotuaret kanë qenë komplet të zaptuara nga makinat.

Janë 4000 shtylla anti-parking që do të vendosen gjithsej në 17 rrugë të kryeqytetit, për ta bërë më të lehtë qarkullimin e këmbësorëve dhe njëkohësisht do ta rrisin sigurinë e tyre.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 59600 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version