Misioni i Ministrisë mbetet avancimi i shërbimit policor i cili e gëzon besimin e të gjithë qytetarëve të vendit dhe i cili i garanton, mbron dhe i respekton të drejtat dhe liritë themelore, pa diskriminim në çfarëdo baze, ka thënë ministri Çavkov në Qendrën për trajnim në Idrizovë, ku dje u mbajt nënshkrimi solemn i kontratave për punësim të 400 zyrtarëve policor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Ju do të jeni një nga hallkat më të rëndësishme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe veprimin në pajtim me ligjin. Pres që në punën tuja ti bëni të gjithë qytetarët të ndjehen të sigurt, detyrat e përditshme ti kryeni me nder, sakrificë dhe profesionalizëm“, ka thënë Çavkov në fjalimin e tij para të pranishmëve në këtë ceremoni.
Ndryshe nënshkrimi i kontratave nga ana e 400 zyrtarëve policor vjen pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit 12 mujor në gjeneratën 2015/2016./Telegrafi/