Telegrafi

”400 stazhierë policor të punësohen si polic të Maqedonisë” (Video)

TV Shenja bën të ditur se Sindikata e pavarur e policisë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që 400 stazhierët policor, urgjentisht të vendosen në pozicionin “polic”. Kryetari i kësaj sindikate, Goce Dellçev-Todev, tha se 400 stazhierët të cilët e kanë përfunduar trajnimin me sukses, dhe kanë marrë vendim për stazhier nga Ministria e Punëve të Brendshme, në vend të rrogës së plotë, punojnë për 40 % më pak, respektivisht për rrogë në vlerë prej 11 500 denarë, pasi nuk janë të vendosur nëpër pozicione në pajtueshmëri me rregulloren për sistematizimin e byrosë për siguri publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në pajtueshmëri me rregulloret dhe në pajtueshmëri me dispozitat dhe nenet të cilat e rregullojnë këtë.Të trajnuarit e tillë mund të mbajnë trajnime 6 mujore si stazhier, ndërkaq më pas Ministria nëpërmjet shërbimeve ligjore është e obliguar që atë vendim për stazhier, ta ndryshojë me marrëveshje për punësim”, tha kryetari i sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev-Todev.

Ai kujton se më 19 maj të vitit 2017, skadon afati i marrëveshjes për stazhier dhe publikisht kërkon nga Ministria që porosinë e sindikatës ta kuptojë si serioze dhe të ndërmarrin masa, të përgatisin vendimet sa më shpejtë.

Todev nëpërmjet kësaj konference për media, ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, se në disa stacione të caktuara policore, policët nuk kanë ujë të pijshëm.

“Në Tanushë, në Goshincë dhe në stacione të caktuara policore, policët nuk kanë ujë të pijshëm. Për disa ditë me radhë pa ndërprerë, kolegët paraqiten, pyesin nëse ka mundësi Ministria e Punëve të Brendshme të angazhohen për tenderë të rinj, dhe kjo punë të pastrohet, theksoi Dellçev-Todev.

Ai tha se kjo çështje duhet sa më shpejtë të pastrohet, pasi nuk duhet të lejohet që të mbushet ujë nëpër çezma të caktuara, nëpër lokacione të cilat nuk janë të testuara./Telegrafi/