Telegrafi

400 milionë euro për dy lojtarë- PSG po thyen çdo rekord të mundshëm këtë verë, gati treshja Cavani, Neymar e Mbappe

Kur PSG po kërkon të arrijë majat e futbollit evropian, kjo nuk do të kishte knqësi të madhe sikurse në skuadër të mos ishte ylli më i ri i futbollit francez.

Në këto orët e fundit, Kylian Mbappe është duke u bindur gjithnjë e më shumë që të nënshkruajë me klubin e PSG-së.

Lexo po ashtu Një formacion i Ligës Premier i kësaj vere me paratë e shpenzuara nga PSG për Neymarin (Foto)

Sipas meidave francez që të gjitha një zëri, Mbappe ka zgjedhur ofertën e PSG para asaj të Real Madrid dhe Monacos për rinovim.

PSG për Mbappen gati 180 milionë euro

Transferimi pritet të bëhet për shumën e 180 milionë euro, që do të ishte transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas atij të Neymar për 222 milionë euro.

Neymar gjatë prezantimit

PSG kërkon që në sulm ta ketë treshen: Edinson Cavani, Neymar dhe Kylian Mbappe. Francezi pritet ta ketë një pagë që i kalon 15 milionë euro në sezon.

Cavani lideri aktual i sulmit dhe top shënuesi i Ligue 1

Drejtori sportiv i PSG-së, Henrique është takuar me agjentin e lojtarit dhe ka marrë përgjigje pozitive.

PSG për dy lojtarë do të paguajë hiq më pak se 400 milionë euro. /Telegrafi/