Telegrafi

400 metra kolona në hyrje te Dheu i Bardhë, nuk raportohet për pritje të gjata

Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë, sikurse çdo vit edhe këtë vit ka shkaktuar kolona në pikë kalimet kufitare.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (ora 08:12), nuk raportohet për pritje të gjata në këto orë të mëngjesit.

Në pikën kufitare të Bërnjakut, pritja për hyrje dhe dalje janë deri në 10 minuta, dhe nuk ka kolona.

Pika kufitare Dheu i Bardhë paraqet pritje prej 15-20 minutash për hyrje dhe 03-05 minuta për dalje të automjeteve. Kolona në hyrje arrin deri në 400 metra.

Kurse në Merdar raportohet për pritje prej 15-20 minutash për hyrje dhe 05-10 minuta për dalje të automjeteve. Nuk dihet sa është kolona në hyrje.

Në pikat tjera kufitare Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq, dhe Vërmicë, pritjet për hyrje dhe dalje janë 03-05 minuta, dhe nuk ka kolona. /Telegrafi/