Zhurma e netëve të vona e shkaktuar nga turbinat e ajrit të prodhuesve të energjisë me erë në arkipelagun tajvanez Pengho i ka përgatitur rreth 400 dhi për “banesën e fundit”. Për shkak të zhurmës të cilat i kanë prodhuar tetë turbinat e ajrit kafshët nuk kanë mundur të flenë, dhe si rrjedhoja lodhja në fund i ka mbytur, shkruan Reuters.
“Nëse zhurma i lënë njerëzit të mos flenë tërë natën, pse nuk do t’i linte edhe dhitë?”, ka thënë fermeri i dëmtuar Lu Ming-Tseng në raportin e tij të dorëzuar tek Këshilli bujqësor i vendit.
Inspeksioni vendas i ka premtuar dëmshpërblim nëse vërtetohet se shkak i ngordhjes së tyre ka qenë mungesa e gjumit.