Site icon Telegrafi

40 vjeçari dhunon vajzën 12 vjeçare

Ditë më parë personi me inicialet P.S. nga Shkupi në polici ka denoncuar një rast të tmerrshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo i ka thënë policisë se vajza e saj 12 vjeçare deri sa ka shëtitur me biçikletë është ndaluar afër një personi të panjohur të moshës 40 vjeçare të cilit ia ka kërkuar 20 denarë. Ai i ka thënë se do t’ia japë paratë, por nëse shkon bashkë me të te garazhi në afërsi. Vajza ka pranuar të shkojë te garazhi, ku personi i panjohur i ka dhënë 500 denarë, por pastaj e ka keqtrajtuar seksualisht.

Më pas ai i ka thënë që të mos i tregoj askujt dhe është larguar. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ivo Lola Ribar” në lagjen Karposh të Shkupit, rreth orës 19 e 30 minua, kurse nëna e ka njoftuar policinë në ora 2 e 30 minuta pas mesnate./Telegrafi/

Exit mobile version