Telegrafi

40 vite novacione

Paraqitja e Intel 4004 nisi revolucionin digjital që vendosi teknologjinë gjatë viteve që vijuan në të gjitha sferat e shkencës dhe përparimit dhe në masë të madhe ndikoi në mënyrën moderne të punës dhe jetës së njerëzve.

Me rastin e përvjetorit Intel jap disa krahasime interesante me çipat ekzistues – gjenerata e dytë e procesorëve Core ka performancat 350,000 herë më të mëdha në krahasim me Intel 4004, e çdo transistor në linjën e njëjtë Core shpenzon 5,000 herë më pak energji se Intel 4004. Njëkohësisht çmimi i prodhimit për transistor ka rënë për 50,000 herë, që ndikoi dukshëm në popullarizimin e kompjuterëve dhe pajisjeve tjera.

Intel edhe tani nuk ndal novacionet – kompania së shpejti përgatit paraqitjen e procesorëve të parë në procesin prodhues prej 22-nanometrave dhe me transistorët e rinj 3D tri-gate, të njohur me emrin Ivy Bridge. /Telegrafi/