Site icon Telegrafi

Me 40 vite mbi supe, Oscar Cardozo është ftuar nga Paraguai për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026

Sulmuesi legjendar, Oscar Cardozo është ftuar nga Paraguai për herë të parë pas vitit 2021, edhe pse tashmë është 40 vjeç.

Sulmuesi me përvojë është emëruar në skuadrën e përzgjedhësit Daniel Garner për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 kundër Kilit dhe Kolumbisë.

Cardoza mbahet mend në Evropë si sulmuesi vrasës i Benficas, ku shënoi 172 gola në 292 paraqitje nga viti 2007 deri në 2014.

Ai ishte veçanërisht efektiv në sezonin 2009/10, në të cilin shënoi 38 gola në 47 ndeshje.

Pas aventurës portugeze, ai luajti për Trabzonspor dhe Olympiacos në Evropë, dhe në vitin 2017 kaloi në Libertad paraguaian, ku luan edhe sot.

Përkundër faktit se ai tashmë është në vitet e tij të fundit të karrierës, ai shënoi 22 gola dhe shtatë asistime në 45 paraqitje këtë sezon.

Ai ka 56 ndeshje dhe 12 gola me fanellën e Paraguait. /Telegrafi/

Exit mobile version