Telegrafi

40 shtete pjesëmarrëse në Skena Up

Programi i filmit do të ndahet ne dy kategori, ai për konkurrencë ndërkombëtare dhe kosovare. Për programin ndërkombëtar të filmit do të konkurrojnë 88 filma, selektimin e të cilëve e ka bërë Doruntina Basha dhe Visar Krusha. Ndërsa në konkurrencën për filmin më të mirë të Kosovës do të jenë 10 filma.

Bernd Buder nga Gjermani ka kuruar një program special “exYU Generation next” program me regjisor debutant nga vendet e ish-Jugosllavisë, pastaj dy filma të shkurtë fitues të festivalit të Berlinit do të prezantohen nga aktorja jonë Arta Dobroshi.

Në programin e teatrit do të jenë 9 shfaqje në konkurrencë dhe një shfaqje mysafire nga Franca. Do të mbahen edhe dy punëtori të udhëhequra nga Robert Primes nga SHBA, ndërsa Jerry Coyle nga SHBA bashkë me Arno Aschauer nga Austria do ta mbajnë punëtorinë së bashku.

Mysafir special do të jetë producenti i famshëm anglez Nick Powell që është drejtor i shkollës kombëtare për film dhe televizion në Angli dhe zv/kryesues i bordit të “European Academy Award”, i cili do ta mbaj edhe një ligjëratë në kinemanë ABC. Pastaj Katriel Schory, drejtor i Fondacionit të filmit të Izraelit, i cili po ashtu do ta mbajë një ligjëratë. Njëri ndër ekspertët më të njohur francez të skenarit Jacques Achoti, që në karrierën e tij ka punuar me regjisorë të famshëm si Last Von Trier etj. Skenari i tij i fundit “Mos shiko mbrapa “, film i Marina De Van me Sophie Marceau dhe Monica Bellucci ka qenë pjesë e Programit Zyrtar të Festivalit të Filmit në Kanë 2009.

Nuk do të mungojnë edhe ahengjet në kafe bar Kontra ku për 8 natë me radhe do të performojnë bende nga Holanda, Maqedonia e Kosova.

Pra janë rreth 40 shtete pjesëmarrëse sivjet dhe rreth 150 mysafirë ndërkombëtarë do ta vizitojnë Festivalin Skena Up.

Në fund do të ndahen këto çmime:

Konkurrenca në film
Filmi më i mirë i luajtur
Filmi më i mirë dokumentar
Filmi më i mirë i animuar
Filmi më i mirë nga Kosova
Shpërblimi The Young European Award, me vlerë 3.000.00 Euro
Konkurrenca në teatër
Shfaqja më e mirë
Regjia më e mirë
Aktori më i mirë
Çmimi ADRIANA – e ndanë Teatri Dodona për aktoren më të mirë

Skena Up është themeluar në tetor të vitit 2003 nga një grup studentësh dhe artistësh të rinj, Skena Up është OJQ-ja e cila e organizon Festivalin Ndërkombëtar të Studentëve të Filmit dhe Teatrit. Festivali Skena Up është unik jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në Ballkan, duke qenë një nga disa festivalet ‘garuese’ për studentët e filmit dhe teatrit. /Telegrafi/