Telegrafi

40 milion iPad 3, 25 milion iPad 2

Prej këtij numri më së shumti pritet që do të jenë iPad 3 (paraqitja e të cilit do të bëhet me 7 mars) – rreth 40 milion dhe rreth 25 milion pritet të jenë iPad 2. Krejtësisht gjatë vitit të kaluar Apple ka shitur 48 milion iPad 2.

Për iPadin e ri supozohet se do të ketë ekranin Retina, lidhshmërinë 4G LTE, procesorin më të shpejtë (katërbërthamësh) dhe shtëpizën minimale me dizajn të ndryshuar. Ndryshimet në risitë dhe rezolucionet e kamerave më nuk po përmenden. /Telegrafi/