Site icon Telegrafi

40 intelektual nga Evropa dhe ShBA-të me letër në “The Guardian”, kërkojnë te zbatohet marrëveshja me Greqinë

Në një letër të hapur për publikun, e publikuar nga gazeta britanike “The Guardian”, më shumë se 40 intelektual nga Evropa dhe ShBA-të kërkojnë që marrëveshja historike mes Maqedonisë dhe Greqisë ku zgjidhen dallimet rreth emrit, të zbatohet.

Në letrën e nënshkruan nga profesorë universitar nga Londra, Kalifornia, Bolonja, New Yorku, Varshava, Kembrixhi, anëtarë të Kuvendit Evropian, filozofë nga Strasburgu dhe Parizi e shprehin përkrahjen për marrëveshjen, duke theksuar se ai e respekton dinjitetin dhe të drejtën në vetëvendosje në të dyja vendet dhe e vërteton dëshirën e të dyja vendeve për bashkëjetesë paqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto persona, potencojnë se marrëveshja i definon politikat, kufijtë historike dhe kulturore mes Maqedonisë klasike greke dhe -nga tash- Maqedonia Veriore, duke vënë në pah se identiteti maqedonas mund të ndahet mes njerëzve që e pranojnë, me kuptim të ndryshëm.

Duke rikujtuar për shqetësimet kryesore, por edhe përfitimet për të dyja palët, në letrën theksohet se kur do të mbarojë, “kjo marrëveshje obligative juridike ndërkombëtare do ta zgjidh çështjen për kontestin politik të identitetit, dhe do të ofrojë model për zgjidhjen e konflikteve tjera disa vjeçare”.

Megjithatë, intelektualët evropian dhe amerikan thonë se në të dyja vendet ka ekstremistë dhe radikalë që janë kundër marrëveshjes. Ata thonë se posaçërisht në Maqedoninë Veriore të ardhshme është e nevojshme që të përmbushen të gjitha obligimet më qëllim që të kalojë referendumi, i planifikuar vjeshtën e këtij viti.

“Në këto momente kritike, kur Evropa ballafaqohet me ekstremizmin e djathtë nacionalist, racizëm dhe revizionistët e rrezikshëm nga Ballkani dhe Evropa, të cilët i ndajnë njerëzit në “tradhtarë” dhe “patriotë”, më e rëndësishme se kurë është që të përkrahen ata që marrin iniciativa për pajtim. Ne e përkrahim këtë fer marrëveshje dhe i bëjmë thirrje të gjitha palave që ta plotësojnë pjesën e tyre të mbetur në marrëveshje”, thuhet në letrën e hapur nga intelektualët e ShBA-ve dhe Evropës./Telegrafi/

Exit mobile version