Këtë fundjavë në Shkup kanë ndodhur plot 40 aksidente komunikacioni, ndërkaq janë lënduar 34 persona. Prej tyre, katër kanë marrë lëndime serioze, përcjell Telegrafi Maqedoni.
SPB e Shkupit bën të ditur se gjithashtu janë ndëshkuar 90 shoferë për mosrespektim të kufizimit të shpejtësisë së lëvizjes, 8 shoferë kanë vozitur në gjendje të dehur, 8 të tjerë kanë kaluar në të kuqe.
58 shoferë kanë patur dokumentacion të parinovuar, ose pa patent shoferi, kurse 84 shoferë të tjerë janë ndëshkuar për parkim të parregullt.
Policia ka ndëshkuar edhe 52 këmbësorë që kanë kaluar jashtë vijave të bardha për këmbësorë. 79 vetura janë bartur me karotrec./Telegrafi/