Telegrafi

40.000 qytetar duhet që të paraqiten në KSHZ nëse duan që të votojnë

Dyzet mijë qytetar për të cilët pas kontrollit në terren të Komisionit Shtetëror Zgjedhor u tregua se kanë adresa jo adekuate dhe gjatë kohë nuk i kanë rinovuar dokumentet personale, nuk do të regjistrohen automatikisht në Listën Zgjedhore.

Sipas propozimit të LSDM-së opozitare që sot u pranua nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, për to do të zbatohet një metodologji shtesë, ndërsa ata vet duhet që të paraqiten në Komision duke treguar se ekzistojnë.

Në mesin e përfaqësuesve të partive në korniza të grupit të dytë punues të organizuar nga KSHZ është arritur deri në kompromisin se si të veprohet edhe me 172.000 votues për të cilët LSDM dyshon se në listë janë futur në mënyrë jo adekuate.

Përfaqësuesi i BDI-së, Artan Grubi është kategorik se fshirje të votuesve nuk do të ketë, ndërsa po pritet hapi i KSHZ-së në realizimin e propozimeve të LSDM-së.

BDI edhe në grupin e parë punues paralajmëroi se nuk do të lejoje fshirjen e votuesve nga Lista Zgjedhore me arsyetimin se nga 172.000 votues diskutabil, më shumë se 100.000 janë shqiptar. Nga PDSH mbajnë qëndrimin se lista duhet pastruar./Telegrafi/