Katër të dyshuar janë vrarë pas një operacioni të policisë për të luftuar një grup mafioz në lagjen Santa Cruz të Rio de Janeiro të Brazilit.
Sekretari i Sigurisë Publike i Rio-s, Richard Nunes, thotë se gjatë operacionit të së shtunës në mëngjes të quajtur Medusa janë arrestuar dhe 149 persona përfshirë shtatë të mitur, shkruan Telegrafi.
Operacioni është pjesë e një goditjeje kundër grupeve të mafioze në Rio de Janeiro. Sekretari Nunes, thotë se veprimet e tjera po planifikohen dhe do të kryhen së shpejti. /Telegrafi/