Një roje në shërbim evidentoi tentativën e të burgosurve, në momentin e fundit dhe lajmëroi menjëherë kolegët, të cilët parandaluan planin e të burgosurve.
Policia tha se “ngjarja është shënuar rreth orës 04. 45 minuta, të mëngjesit dhe protagonistë të arratisjes, ishin Fran Marashi, Altin Kodra, Gëzim Gjuri dhe Prel Vuçaj, dhe arratisja e 4 të burgosurve u ndalua momentet e fundit.”
"Pasi kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës ku ata qëndronin, kanë prerë 3 hekura të dritares dhe kane dalë nga dhoma, poshtë dritares së tyre, ku janë vënë re nga polici i shërbimit i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve", theksoi policia. /Telegrafi/