Telegrafi

4 nga 5 telefona të mençur janë në Android

Sipas një raporti të ri nga Gartner, thuhet se 4 nga 5 telefona të mençur në treg tani mbështeten nga Google Android, ndërsa firma e madhe e hulumtimeve ka thënë se për tremujorin e tretë të vitit Android mban 81.9 për qind të tregut të telefonave të mençur mobil.

Në anën tjetër, Apple iOS mban 12.1 për qind të tregut të telefonave të mençur për tremujorin e tretë të vitit, me mbi 30 milionë iPhone të shitur, kundrejt totalit prej 205 milionë telefonave Android që janë shitur në tremujorin e njëjtë.

Samsung kryeson listën e prodhuesve të telefonave të mençur me një total prej 80 milionë njësive të shitura, e pasuar nga Apple me 30 milionë, Lenovo me 12 milionë, LG me 12 milionë, dhe Huawei me 11 milionë. / Telegrafi /