"Çelësi është të miksosh rutinën tënde, ndryshe do të mërzitesh dhe nuk do të kesh një sfidë fizike".
Kim mban format e bicepsit, duke përdorur pesha nga 1.5 deri në 2.5 kg (ngriti peshat duke mbajtur bërrylin ngjitur me trupin tuaj dhe duke bërë një lëvizje në formë harku nga anash drejt supit tuaj.) Por, gjithashtu mund t’i kombinoni dhe me ushtrimet e tjera për të rritur efektivitetin. Këshillohen 3 sete me nga 12 ushtrime.
Kim e urren pozicionin e shtrirë në dysheme, por ky lloj pozicioni është shumë i mirë, pasi tonifikon muskujt e barkut. Përkul njërin nga gjunjët, duke e shtyrë nën vete dhe më pas e shtrin mbrapa (rekomandohen 12 ushtrime të tilla për secilën këmbë). Këshillohet edhe "ngjitja e shkallëve", por duke i shtrirë këmbët mbrapa në vend që t’i çoni sipër nga brenda dhe, gjithashtu, pozicioni anësor në dysheme, ku duhet të qëndroni nga secila anë 30 sekonda
Rruga për të arritur në "tiparin dallues" të Kim Kardashian është ulje dhe ngritje. Janë shumë efektive për të forcuar dhe tonifikuar, por pa humbur formën. Kombinimi i këtyre të dyjave, duke bërë 3 sete me nga 12 ushtrime, është perfekt.
Të vraposh është diçka mjaft e mirë. Rutina mund të jetë e shurdhër dhe e paefektshme për disa prej nesh, prandaj rekomandohet të bëhen 12-15 ushtrime, më pas një pushim dhe pastaj përsëri ushtrime, por kësaj here më shpejt.
Sa më e madhe të jetë shpejtësia, aq më shumë rritet ritmi i zemrës dhe digjen më shumë kalori. Është një stërvitje e efektshme. /Telegrafi/