Sundance Grand Closing në Jalë është një festival i konceptuar si një festë multi-kulturore që ndërthur muzikën, turizmin kulturor, artizanal dhe kulinar.
Ky festival është një udhëtim dy ditor shpirtëror në magjinë e bregdetit të Jalës, ku pjesëmarrësit do të njohin anën tjetër të zonës dhe njerëzve që banojnë dhe jetojnë aty.
Mikpritjen, traditat, bukuritë e zonës dhe prodhime artizanale nëpërmjet disa mini-shtëpizave që do të tregtojnë produkte dhe suvenire nga banorët vendas.
Jo vetëm kaq, por në këtë event do t’ju bien në sy edhe performancat e piktorëve dhe instalacionet me temë nga bregdeti që do i japin ditës së festës një atmosferë të rafinuar të artit.
Të gjithë DJ-të që janë në listën e artistëve të pranishëm janë me shumë emër në biznesin muzikor dhe ky festival do të kthehet në një traditë që do t’i japë Jalës shkëlqimin e merituar edhe pas mbylljes së sezonit veror.
Ashtu si ndodh në mbarë plazhet e famshme të botës, Jala do t’i ketë disa ditë plot me mysafirë shqiptarë dhe turistë nga bota që do të festojnë ditën e shtatorit, njësoj si festohet Grand Closing në Mykonos apo Ibiza.