Site icon Telegrafi

Më 4 dhe 5 shtator mbahet Sundance Grand Closing në Jalë

Sundance Grand Closing në Jalë, festival që përmbledh muzikën, turizmin kulturor, artizanal dhe kulinar dhe qejfin.

Festivali zgjat dy ditë dhe mbahet në bregdetin e Jalës, ku përveç kënaqësisë  do të kenë mundësinë të njohin më mirë zonën e Jalës, mikpritjen, traditat, bukuritë e zonës, prodhime artizanale përmes mini – shtëpizave ku banorët vendas do të bëjnë tregtimin e produkteve dhe suvenireve vendore.

Nuk do të mungojë as performanca e artistëve më saktësisht e piktorëve dhe instalacionet me temë nga bregdeti që do t’i japin një atmosferë më ndryshe festivalit.

Ju prezantojmë artistët dhe DJ-të që do të jenë të pranishëm gjatë festivalit, të gjithë janë artistë të famshëm të estradës muzikore .


Ashtu si ndodh në mbarë plazhet e famshme të botës, Jala do t’i ketë disa ditë plot me mysafirë shqiptarë dhe turistë nga bota që do të festojnë ditën e shtatorit, njësoj si festohet Grand Closing në Mykonos apo Ibiza.

Exit mobile version