Telegrafi

4 bërthama për Optimus 4X HD

Përveç çipit të fuqishëm me takt pune prej 1.5 GHz, smartphone do të shitet me Android 4.0 Ice Cream Sandwich, me ndërfaqen e adaptuar të LG-së. Celulari ka IPS ekranin 4.7-inçësh me rezolucionin 720p, e të gjitha këto brenda shtëpizës me trashësi prej krejtësisht 8.9 mm. Kamera e pasme ka rezolucionin prej tetë megapiksel, e ajo e përparmja 1.3 megapiksel, janë përdorur 16 GB memorie dhe bateria prej 2,150 mAh. Si dhe në smartphonët tjerë high-end të LG-së, është mundësuar ndarja e përmbajtjeve multimediale përmes DLNA-së.

Celulari në shitje pritet të paraqitet fillimisht në tregun evropian, dikur gjatë pranverës. Më shumë për të gjitha në MWC. /Telegrafi/