Nga Maqedonia e Vetme kanë reaguar për ligjin e financimin e partive politike ku informojnë publikun se 4.5 milion euro nuk shkojnë në partitë politike, por kryesisht shkojnë në arkën e partive të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së.
“LSDM dhe OBRM merren vesh për financimin e partive që të bëhet në bazë të numrit të deputetëve që do të thotë që paratë nga buxheti të mbushur nga gjithë qytetarët do t’i marrin LSDM dhe OBRM-PDUKM.
LSDM dhe OBRM-PDUKM refuzuan propozimin e Maqedonisë së Vetme për financimin e partive politike që të shpërndahen sipas anëtarëve të regjistruar partisë, me çka, partitë do të marrin fondet nga buxhetit në bazë të numrit të anëtarëve, jo nga numri i deputetëve. Maqedonia e Vetme bën thirrje për mediat që në raportet e tyre mos përdorin të paktën formulimin “partitë politike në vit do të marrë 4.5 milionë euro” për të lënë përshtypje se të gjitha partive u ndajnë paratë, por të informojnë me saktësi se paratë kryesisht i marrin LSDM dhe OBRM-PDUKM, thuhet në deklaratën e partisë. /Telegrafi/