Sipas raportit më të ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në vitin që e lamë pas në Maqedoni kanë vdekur 155 persona në aksidente komunikacioni rrugor.
Nga këto raste, në 3.918 aksidente ka 150 vdekje për shkak të gabimit të shoferit. Vetëm në pesë raste vdekja ka ardhur si rezultat i gabimit të këmbësorit në komunikacion.
Statistikat tregojnë se gjithsej 4.019 aksidente kanë ndodhur në vitin 2017, ku ka patur 6.379 të lënduar. Shkaku më i shpeshtë i aksidenteve është shpejtësia e lëvizjes. Mosha e viktimave lëvizë na 41 e deri më 65 vjeç, në të shumtën e rasteve.
Në Shkup kanë ndodhur më shumë aksidente, pra 1.652 raste me 37 të vdekur, dhe 2.500 të lënduar. Pas Shkupit radhitet Shtipi me 30 të vdekur në 321 aksidente.
Në Berovë dhe Krushevë nuk ka patur të vdekur, por vetëm 10 aksidente.
Dëmi i përgjithshëm material në aksidentet e komunikacionit është rreth dy milionë euro./Telegrafi/