Site icon Telegrafi

3×3 Prishtina lanson linjën e fanellave të personalizuara

3×3 Prishtina është ngjarje e cila mbahet për të tretën herë me radhë në qytetin e Prishtinës, ngjarje kjo e cila bashkon Streetball-in me Hip-Hop, ku sportistë dhe adhurues të sportit të basketbollit mblidhen për këtë turnir ikonë.

‘3×3 Prishtina International Satellite Tournament’, e licensuar nga Fiba 3×3, do të mbledhë ekipe profesionale nga vendi si dhe nga e gjithë bota në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ me datë 29 dhe 30 gusht.

Këtë sezon, 3×3 Prishtina prezanton linjën e fanellave (dresave sportive) të dizajnuara dhe të personalizuara, kështu duke krijuar një trend të parealizuar më parë në Kosovë për adhuruesit e këtij sporti por edhe më gjerë.

Fanellat e dizajnuara në frymën sportive dhe urbane përfaqësojnë qytetin e Prishtinës dhe kulturën e saj duke ofruar një laramani të ngjyrave dhe numrave të ndryshëm për të gjithë, me porosi. Çmimi i fanellave është 20 euro, kështu duke e mbështetur organizatën në përpjekjet për të sjellë një turnir të kalibrit botëror për qytetarët e vendit.

 

3×3 Prishtina ka mbledhë një numër të madh të mbështetësve deri tani, ku fanella tashmë po shihet tek miq, familjarë dhe bashkëpunëtorë të 3×3 Prishtina dhe më gjerë.

Personalitete të njohura po përqafojnë trendin dhe kulturën urbane duke i veshur fanellat në fjalë. Vetëm javën e kaluar, Capital T u pa në koncertin e tij me fanellën e personalizuar 3×3. Edhe modelja shqiptare Tula Abedini u pa duke realizuar një foto sesion me fanellën e personalizuar 3×3 nga fotografi i njohur Meddy Huduti.

 

Exit mobile version