Site icon Telegrafi

“3×3 2k19” në City Mall në Shkup

Fillon sezoni i ardhshëm 3×3 në Maqedoni, ndërsa turneu i hapjes është biletë për skenën e madhe. 16 ekipe në konkurrencën e meshkujve do të luajnë në turneun “Satellite”, ndërsa njëkohësisht do të organizohet edhe turneu FIBA Endorset në konkurrencë të femrave.

Fituesi i “Satellite Skopje 2K19” do të ketë mundësi të garojë në nivel më të lartë, në turneun “Challenger” në Francë.

Në Shkup do të marrin pjesë 16 ekipe nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Bullgaria. Sipas përvojës së mëhershme, kjo do të jetë fundjavë për zbavitje për dashamirët e basketbollit në rrugë, i organizuar nga FIBA.

“Sa kemi avancuar qëllimet tona në dy sezonet e kaluara dhe sa vlerësohen turnetë tona, tregon ajo se në shpalljen e parë menjëherë janë paraqitur 25 ekipe. Cilësinë e bën përzgjedhja, andaj vendosën të ftojmë 16 më të mirët”, tha deklaroi Daragan Karaxhovski, njeriu i parë i Shoqatës “3×3” në Maqedoni.

Përveç pjesë zyrtare të garës 3 kundër 3, në City Mall në Shkup përgatiten edhe shumë festa dhe aktivitete tjera, gara në zhytje, pjesë nga “DJ” të njohur në Maqedoni, gara në gjuajtjen e tresheve, “hip-hop dance”, basketboll për fëmijë dhe aktivitete tjera.

Exit mobile version