Deri tani 39 deputetë nga përbërja e kaluar parlamentare kanë dorëzuar kërkesa për atribute nga Kuvendi, gjegjësisht pagesë së rrogave edhe pas përfundimit të mandatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisioni për zgjedhje dhe emërime në seancën e së premtes duhet të jep ditë të gjelbërt për pagesën shtesë të deputetëve nga përbërja e kaluar parlamentare në vlerë prej rreth një mijë euro.
Këto rregulla dalin nga Ligji për pagesën shtesë të deputetëve dhe zyrtarëve tjerë në Kuvend. Kjo e drejtë fitohet në bazë të kërkesë personale, e cila duhet të dorëzohet më së voni në afat prej 30 ditësh nga përfundimi i detyrës zyrtare.
Ligji parasheh që deupteti të mund të shfrytëzojë pagë edhe më tepër se një vit, ndërsa më së paku deri në gjashtë muaj, nëse deri në atë kohë nuk fiton të drejtën e daljes në pension.
Gjatë shfrytëzimit të kësaj të drejte deputeti nuk ka të drejtë të pranojë të ardhura tjera shtesë./Telegrafi/