Telegrafi

380 mijë euro për dy autobusë të FSK-së

Në faturën të cilën specifikohen çmimet, thuhet se me 15 dhjetor 2014, FSK-ja ka blerë dy autobusë në vlerë prej 379,222. Autobusët e blerë nga Ministria e FSK-së, janë të markës “Tam” dhe prodhohen në Maribor të Sllovenisë.

Zyra e prokurimit të MFSK-së arsyeton shumën për blerjen e këtyre autobusëve, duke thënë se kanë specifika të veçanta krahasuar me autobusët e thjeshtë. Ata tregojnë se një autobus u ka kushtuar 189.611 euro. /Zëri/