Site icon Telegrafi

38 deputetë përfitojnë apanazhën, Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime pranon kërkesat e tyre

Komisioni kuvendor për emërime dhe çështje zgjedhore i pranoi kërkesat e 38 ish-deputetëve për apanazh, kurse në seancën e javës së ardhshme do të shqyrtojnë kërkesën e Ljubica Buralieva për pagesë të lëshimit të punës deri në pensionim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesë për apanazh kanë kërkuar edhe zv.kryeministrat Ramiz Merko dhe Hazbi Lika, si edhe Liljana Popovsk, e cila përsëri u bë deputete. Për apanazhën e 38 deputetëve do të jepen rreth 1000 euro në muaj për secilin, me kohëzgjatje njëvjeçare./Telegrafi/

Exit mobile version