Site icon Telegrafi

Sondazhi i PIPOS: LVV e para me 38.19%, LDK e dyta me 25.12% dhe PDK 21.35%

Në matjet e fundit të opinionit publik, të realizuara nga PIPO, del se 38.19% e qytetarëve do të votonin për Vetëvendosjen nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Sipas sondazhit të publikuar nga Klan Kosova partia e dytë është radhitur LDK-ja me 25.12% dhe e treta PDK-ja me 21.35%.

AAK-ja është e katërta me 11.97%.

Ndërkohë, 38% e të anketuarve, në matjet e fundit të opinionit publik, besojnë se Kosova është duke ecur në drejtim të duhur.

36.60%, apo 1.4% më pak, janë përgjigjur negativisht në pyetjen “Ju lutem na thoni a është Kosova duke ecur në drejtim të duhur?”.

17% e 1050 respodentëve nuk janë të sigurt nëse përgjigjja është “po” ose “jo”, derisa 8.3% kanë thënë se nuk e dinë ose refuzojnë të përgjigjen.

Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1,050 respondentë.

Exit mobile version