Telegrafi

3,792 raste aktive me coronavirus dhe 7,343 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 11.545 raste nga 44.433 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 410 raste të vdekjes.

IHK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.792.

Ndryshe, një ditë më parë kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli ka thënë se këta tre muajt e fundit janë prekur me coronavirus edhe rreth 1,000 personel shëndetësorë si infermierë, mami e laborantë.

“Vetëm në muajin korrik i kemi 200 infermierë të prekur me coronavirus ndërsa 200 tjerë janë raste kontakti që ndodhet po ashtu në izolim e që i bie se jemi 400 infermierë në minus”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Havolli thotë se për shkak se infermierët janë në vijë të parë të frontit ndaj COVID-19, po i rrezikojnë edhe familjarët me infektim. /Telegrafi/