Te Reparti i pranimit në burgun e Idrizovës u nxit zjarr që përfshiu pjesën e çatisë të këtij reparti.
Zjarri për pak kohë u lokalizuar. Nuk ka të lënduar, ndërsa sipas informacioneve të para, arsyeja e nxitjes së zjarrit është instalimi energjetik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tridhjetë e shtatë të burgosur që kanë qenë në këtë repart janë transferuar në objektet tjera të burgut.
Brigada zjarrfikëse e Shkupit intervenoi me tri automjete për të fikur zjarrin./Telegrafi/