Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të kaluara kanë humbur jetën dy pacientë nga coronavirusi. Një pacient 66-vjeçar nga Shkupi vdiq në Klinikën për sëmundje infektive dhe një pacient 83-vjeçar nga Shtipi vdiq në spitalin “8 Shtatori”, njofton Telegrafi Maqedoni
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistrua 15 pacientë të shëruar, 6 pacientë nga mjekimi spitalor dhe 9 të cilët po mjekoheshin në shtëpi.
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 37 raste të reja të Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-8, Kumanovë-9, Prilep-5, Tetovë-3, Veles-3, Ohër-8, Koçan-1.
Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë arrinë në 1.207./Telegrafi/