Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë të hospitalizuar 47 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit nga këta 47 pacientë, dhjetë janë konfirmuar me COVID-19 kurse 37 të tjerë janë në pritje të rezultateve.
17 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.
Njoftimi i plotë:
Sipas raportit të ekipes kujdestarë që udhëhiqej nga mjekët:Dr.Amir Iljazi, Dr. Visar Juniku, Dr. Njomza Mula poashtu edhe mjekët e rinjë Dr. Lumi Muhaxhiri dhe Zejnije Olluri-Hertica dhe infermieret e ndërrimeve në Spitalin e Gjakovës me 21.07.2020 gjendja është si vijon:
• 47 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid,
•10 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19,
•37 pacientë presin rezultatet ose mostrat për teste,
•17 pacientë janë me oksigjen.
Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve! /Telegrafi/