Site icon Telegrafi

3,7 milionë euro donacion për vendkalimin kufitar Bogorodica

Në vendkalimin kufitar në Bogorodicë në kufirin Maqedoni-Greqi, do të bëhet pranim-dorëzimi i një donacioni material me vlerë prej 3.7 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për pajisje të specializuara teknike moderne, si kamera termike, detektorë të rrahjeve të zemrës,sisteme për verifikim dokumentesh, sisteme për mbikëqyrje kufitare, dhe vetura të posaçme.

Këto pajisje duhet që ndjeshëm të kontribuojnë në parandalimin dhe shkatërrimin e trafikimit të migrantëve dhe tregtisë me njerëz. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, si edhe Sonja Bozhinovsk-Petrushevska nga IOM Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version