Site icon Telegrafi

“365 pa ty” e Gencit klikime të shumta për pak orë (Video)

Sukses pas suksesi, këngëtari Genc Prelvukaj siç duket tashmë e ka gjetur formulën për këtë gjë.

Pas suksesit të madh që pati me këngën “A të merr malli” që e solli në bashkëpunim me reperin Lyrical Son, Genci është rrugës së këtij suksesi edhe me këngën e tij të re të cilën e publikoi dje (e diel).

Lexo po ashtu Premierë: "365 pa ty" thotë Genc Prelvukaj në baladën e re (Video)

“365 pa ty” mbanë titullin kënga e tij më e re, e cila qysh në orët e para të publikimit në kanalin YouTube ka marrë pëlqime të shumta dhe është shpërndarë më të madhe gjithandej në rrjetet sociale, madje edhe nga kolegët e tij këngëtarë.

Balada më e re e Gencit, për 12 orë ka arritur të marrë 200 mijë klikime në YouTube, ndërkaq në ‘real-time’ ka arritur në afro 300.000 klikime.

Vlen të përmendet se tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë Genci, ndërkaq realizimi i videoklipit është bërë nga kompania e tij, Black Fish Entertainment./Telegrafi/

Exit mobile version