Site icon Telegrafi

362 herë ka më shumë mikrobe në peshat e fitnesit sesa në guacën e tualetit

Hulumtuesit kanë marrë mostrat e mikrobeve nga pajisjet e fitnesit të tri palestrave dhe ka zbuluar se, mesatarisht, shiritat vrapues (treadmill), pajisjet e çiklizmit dhe peshat e lira kanë më shumë se një milion baktere për inç katror.

Ndërkaq, guaca e tualetit zakonisht ka vetëm 3,200 baktere të tilla për inç katror.

Kjo nënkupton se peshat e fitnesit kanë 362 fish më shumë baktere sesa një guacë e tualetit.

Ndonëse jo të gjitha llojet e baktereve mund t’ju sëmurin, ekspertët tregojnë se 70% e tyre janë potencialisht të dëmshme për njerëzit.

Disa prej atyre baktereve mund të shkaktojnë pneumoni apo mund t’jua infektojnë lëkurën, sytë, veshët, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version