Telegrafi

360,000 Raspberry Pi

Sipas të dhënave zyrtare në 10 minutat e para nga fillimi i marrjes së porosive, u shitën madje 10,000 copë, sa ishte edhe porosia maksimale fillestare të cilën me prodhuesit e vet e pati dakorduar ekipi i Raspberryt. Pas kësaj kvotat u rritën, e dy distributor të pavarur – Element14 dhe RS Components me radhë morën nga 100,000 dhe 250,000 para-porosi, me çka numri total i porosive u rrit në 360,000.

Fatkeqësisht, përkundër fillimit të dërgesave, kjo gjë nuk do të shkoj edhe aq shpejtë kështu që ata të cilët porositën Raspberry Pi gjatë këtij muaji mund ta presin atë vetëm kah fundi i qershorit.

Edhe pse ende është në plan edhe varianti më i lirë me çmim prej 25 dollarë, për momentin nuk dihet se kur ai do të mund të jetë në dispozicion. /Telegrafi/